MISIONI YNË
OPEN DOORS synon të japë kontributin e saj në krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit social dhe ekonomik midis organizatave të shoqërisë civile brenda Rajonit Euro-Mesdhetar.
Dialog ndër-kulturor
OPEN DOORS promovon dialogun mes kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare dhe parandalimin e konflikteve
Partneritete Euro - Mesdhetare
OPEN DOORS mbështet dhe vendos partneritete me organizata të tjera të ngjashme në rajonin EuroMesdhetar, si dhe me institucione prestigjioze edukative për përgatitjen e programeve edukuese për të rinjtë, të cilët shërbejnë si katalizatorë për ndryshimin shoqëror
Barazia Gjinore
OPEN DOORS promovon dhe mbështet barazinë gjinore
Programe Europiane
OPEN DOORS zhvillon dhe mbështet projektet ndërkulturore që zbatohen në kuadrin e programeve evropiane, në veçanti në fushat e kulturës, çështjeve sociale, arsimit, punësimit dhe te drejtave të njeriut
Levizshmeria Europiane
OPEN DOORS koncepton, planifikon dhe zbaton projektet evropiane të mobilitetit sipas programeve evropiane "Erasmus +", “ Europe Krijuese” “Qytetaria Evropiane” si dhe programe të tjera dypalëshe të financimit
KONCESKAN

“KONCESKAN” po zbatohet gjatë periudhës Maj 2017 –PRILL 2018, me mbështetjen e projektit Lëviz Albania, që ka si synim forcimin e demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore.
NJË KARAVAN PËR SFIDAT SOCIALE!

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të komuniteteve lokale, shkollave dhe OSHC-ve vendore, duke punuar në nivel komunitar, për parandalimin e shfaqeve te radikalizimit dhe ekstremizmit te dhunshëm.