Vlerat e pasura të trashëgimisë historike-kulturore-natyrore të Beratit, përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit të kësaj zone, gjë që ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të tij.
Ndaj me qëllim parësor promovimin e vlerave të shumëllojshme turistike të Rajonit të Beratit, Qendra “Open Doors” synon të arrijë përmes këtij projekti një njohje më të mirë të tregjeve lokale aktuale si potenciale turistike, shoqëruar me rritje të sensibilizimit të turistëve dhe forcimit të industrisë së turizmit në Berat, duke u shëndrruar në një destinacion cilësor.
Ky projekt do të ndërtojë dhe publikojë Web-sitin “Portali Turistik i Beratit”, për promovimin e pasurive potenciale turistike të zonës: www.visitberat.al
Kjo faqe interneti do të ofrojë një informacion të plotë e profesional në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, të pasurive potenciale turistike të Rajonit të Beratit. “Portali turistik i Rajonit të Beratit” do t’u ofrohet si një mjet promovimi si pushtetit vendor, ashtu edhe biznesit turistik lokal e kombëtar, me qëllim nxitjen dhe promovimin e turizmit rajonal. Pas perfundimit te projektit kjo faqe do të kalojë në menaxhimin e Zyrës Turistike të Bashkisë së Beratit.
Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.
Kontakt