Është një Projekt Rinor Shkëmbimi i zbatuar nga Qendra Open Doors, Shqipëri, i cili ka për qëllim rritjen e aftësive sipërmarrëse të 25 udhëheqësve dhe punonjësve rinorë, përmes mësimit jo-formal, për të promovuar inovacionin dhe kreativitetin ndër të rinjtë në mënyë që t’i shërbejë punësimit? Trajnimi u zhvillua në Durrës nga data 15-23 Nëntor 2015, dhe mikpriti 25 të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania dhe Maqedonia.

Objektivat e projektit ishin:

1. T'u ofronte aktivistëve që merren me çeshtjet e të rinjve njohuri se si t'i udhëheqin të rinjtë në zhvillimin e tyre personal nëpërmjet metodave të mësimit joformal;

2. Përmirësimin e kompetencave të punonjësve të rinisë në nxitjen e iniciativave sipërmarrëse për të rinjtë dhe promovimin e pjesëmarrjes së tyre aktive;

Metodologjia e përdorur në këtë projekt ishte mësimi joformal, i cili inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë aktivisht në të gjitha aktivitetet përmes: punës në grupe të vogla, shkrirja e akullit dhe lojrat e energjisë, ndërtimin e grupeve të punës, ushtrimet dhe lojërat për ndërtimin e besimit, roleve aktruese, simulimet, puna individuale për vetë-reflektim, mendimi dhe shprehja kreative, grupe reflektimi dhe sesionet e reagimit, aktivitetet në natyrë.

Ky projekt vuri theksin e madh në të mësuarin dhe ndërgjegjësimin ndërkulturor. Përfitimet potenciale afatgjata të këtij projekti janë: qytetaria dhe pjesëmarrja aktive, mirëkuptimi i njerëzve, aftësia për të punuar në ekipe dhe vetë-reflektimi, ndjenja e iniciativës, përshtatshmëria dhe vetëbesimi, forcimi i aftësive dhe sfondit social, në këtë mënyrë ata do të jenë më të sigurt për t'u përballur me sfidat e papunësisë së të rinjve.

Kliko këtu për të parë videon

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni