of

Synimi i projektit “Drejt Sipërmarrjes” ishte të zhvillojë dhë forcojë aftësitë sipërmarrëse të grave artizane të Qarkut të Beratit duke i bërë prodhimet e tyre artizanale efektive në kosto (fitimprurëse) dhe të mirë-orientuara nga tregu.

Kjo nisme realizoi trajnimin e 36  grave artizane, të fitojnë njohuri në fushën e menaxhimit me efektivitet të biznesit të tyre, pajisjen me njohuri të thjeshtë dhe praktike si mund të niset një sipërmarrje, marketimin dhe promovimin e produktit, komunikimin efektiv dhe strategjinë e rritjes se shitjeve e për pasojë shtimin e të ardhurave..

Shkëmbimi i eksperiencave më të mira mes artizaneve, si dhe modelet dhe shembujt e suksesit në biznes, ishte një tjetër vlerë e shtuar e këtij projekti e cila nxiti me tej aftësitë kreative të grave artizane duke iu përshtatur tendencave bashkëkohore të produkteve artizanale .   

Projekti mundësoi  ngritjen e një ekspozite të punimeve të artizanatit, në ditën e FESTES SE VERES në qytetin  të Beratit, si dhe pjesemarrejn e arizanve beratase ne Panairin e Trashegimnise dhe Artizananit, ne Gjirokaster duke krijuar mundesi për promovimin e produkteve artizanale nga një rreth më i gjerë klientesh.

Video dokumentar: https://www.youtube.com/watch?v=V-65e7rSmNk&t=27s

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni