Në kuadër të 29 Prillit, Ditës Evropiane për Solidaritet mes Brezave, organizatat e shoqërisë civile OPEN DOORS, ASAG & Universiteti Mesdhetar zhvilluan një takim të hapur mes brezash të titulluar “Gjeneratat së bashku”. Qëllimi ishte të sensibilizojnë qeverinë dhe parlamentin për të bërë të njohur dhe mbështetur rolin vital dhe të vlerësojnë kontributin e njerëzve në moshë për një mirëqënie sociale dhe ekonomike në favor të tyre.
Aprovimi i projekt-ligjit të anashkaluar në vite, thekson Znj. Mira Pirdeni, Drejtore Ekzekutive e ASAG, përcakton përfitimet e personave të moshës së tretë dhe detyrimet e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për kujdesin ndaj tyre.
Kjo inisiativë u mbështet nga një grup aktorësh potencialë, të cilët i dhanë Ditës Evropiane të Solidaritetit mes Brezave një dimension të vecantë duke përkrahur vizionin e një shoqërie për të gjitha moshat ku çdo njeri, burrat dhe gratë duhet të mbështeten për një rol aktiv në shoqëri në të gjitha stadet e jetës.
Dita Evropiane thekson rolin e rëndësishëm të solidaritetit midis brezave në mbështetjen e moshimit aktiv dhe krijimit të një ambienti miqësor ndaj tyre.
Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.
Kontakt