of

Moshë e re për të gjitha moshat

"Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitetet në të gjithë botën.”  1 tetor 1998 - KofiAnnan, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Ligji në favor të Moshuarve  - Mekanizëm për ndryshim

Me iniciativën e organizatave te shoqerise civile, si Shoqeria Shqiptare per te gjitha moshat (ASAG), Open Door dhe Rrjetit shqiptar i te moshuarve, organizohet diten e merkure, me 30 shtator ne sallen e Akademise se Shkencave ora 10.00, nje aktivitet me rastin e 1 Tetorit Dites Nderkombetare te te moshuarve.

Aktiviteti ka per qellim te sensibilizoje qeverine dhe pralamentin per te njohur dhe mbeshtetur rolin vital si dhe per te vleresuar kontributin e njerezve ne moshe per nje mireqenie sociale dhe ekonomike ne favor te tyre.

“Aprovimi i projekt-ligjit te anashkaluar prej vitesh, - thekson Zonja Mira Pirdeni, Drejtore Ekzekutive e ASAG, legjitimon perfitimet e personave te moshes se trete si dhe percakton detyrimet qe autoritetet shteterore pergjegjese kane per kujdesin ndaj tyre”.

Projekt- ligji parashikon krijimin e nje Keshilli Kombetar, i cili do te orientoje politikat, programet dhe donacionet duke u bazuar ne legjislacionin shqiptar dhe ne ate nderkombetar.

Aprovimi i ketij ligji ka si qellim permiresimin e kushteve te jeteses se te moshuarve si dhe permbushjen e aspiratave te te moshuarve duke i detyruar autoritetet qeverisese te kalojne nga retorika ne veprim. Konkretizimi i ketij ligji do te çoje drejt nje levizjeje qe do te grumbulloje energji, do te listoje drejtimet e ecjes se vazhdueshme te proceseve institucionale, strukturave perkatese si dhe te gjithe aktoreve te tjere.

Kjo iniciative ne Diten nderkombetare te moshimit u mbeshtet nga nje grup aktoresh potenciale vendas dhe te huaj te cilet i dhane kesaj Dite nje dimension te vecante, duke perkrahur keshtu vizionin e nje shoqerie per te gjitha moshat, ku cdo njeri, burra dhe gra, jane te mbeshtetur per nje rol aktiv ne shoqeri gjate gjithe etapave te jetes.

fuqizimi mosh

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni