FRYMËZIME NGA PENA E KADARESË - REZIDENCA E ARTISTËVE NË GJIROKASTËR
në qytetin e magjisë së gurit
28 Shtator – 2 Tetor 2016
Qendra Open Doors, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në partneritet me Bashkinë e Gjirokastrës organizoi Rezidencën e Artistëve – “REZART GJIROKASTRA 2016 – FRYMËZIME NGA PENA E KADARESË”, nga datat 28 Shtator – 2 Tetor 2016, në qytetin UNESCOs, Gjirokastër.
Ky veprimtari artistike mblodhi së bashku rreth 15 artistë: piktorë, fotografë, kuratorë arti nga vendi, Ballkani dhe Bota.
“RezART Gjirokastra 2016” u zhvillua në kuadrin e Vitit të Kadaresë shpallur nga Bashkia dhe Ministria e Kulturës. Ky event multikulturor është një frymëzim nga vepra e shkrimtarit të madh, me specifikime të gjetura në veprat e tij për natyrën, peisazhin, karakteret, xhevahiret e fshehura të Gjirokastrës.
Pjesëmarrësit e RezART Gjirokastra 2016, do të kenë edhe aktivitete për njohjen e veprës së Kadaresë për qytetin, të cilat do të moderohen nga stafi i Fondacionit Gjirokastra dhe nga ekspertë vendas.
Qendra “Open Doors” është një organizatë jo fitimprurëse që zhvillon aktivitetin e saj për promovimin e dialogut mes kulturave.
About_the_REZART_Gjirokastra_2016
Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.
Kontakt