FRYMËZIME NGA KRONIKA E NJE QYTETI NE GUR- REZIDENCA E 2te  E ARTISTËVE NË GJIROKASTËR

në qytetin e magjisë së gurit

27  Shtator – 1 Tetor 2017

Qëndra Open Doors, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës  organizoi Rezidencën e 2të të Artistëve “REZART  GJIROKASTRA 2017 – FRYMËZIME NGA KRONIKA E NJE QYTETI NE GUR”, nga datat 27 Shtator – 1 Tetor 2017 në qytetin UNESCOs, Gjirokastër. Në shekuj Gjirokastra ka frymëzuar shumë artistë, udhëtarë e poetë si dhe vetë birin e saj Ismail Kadarenë, lindur në Gjirokastër që i ka dedikuar një sërë veprash vendlindjes

Ky event artistik mbledhi  së bashku rreth 11 artistë: piktorë, fotografë, kuratorë arti nga nga e gjithe Shqiperia.

“RezART Gjirokastra 2017” zhvillohet në qytetitn e magjisë së gurit dhe i dedikohet elementit “GUR” si simbol i qytetit që do të nxitë krijimtarinë e artistëve me moton « nga guri, për gurin, me gurin ».

Projekti lidhet edhe me përpjekjet për të rrijetëzuar Shtëpitë muzeale të Gjirokastrës, të cilat u kthyen ne streha te krijimtarisë qe erfhi me vepra ne  pikturë, fotografi, krijimtari poetike, ese etj me fokus te tyre « Gurin » si elementin më unik të Gjirokastrës, frymëzuar kjo edhe nga veprat e Kadarese. Projekti  u ideua dhe u zbatua nga organizata OPEN DOORS në partneritet me Bashkinë e qytetit.

Qëndra “OPEN DOORS” është një organizatë jo fitimprurëse që zhvillon aktivitetin e saj për  promovimin e dialogut mes kulturave.

snip 20180503213416

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni