“Adversity can be formidable occasions, a path of resilience”
“Vështirësitë ndonjëherë janë positive, një rrugë drejt rimëkëmbjes” është një projekt i Erasmus Plus i koordinuar nga Shoqata e Artemide në Itali, e cila ka në qendër përfshirjen sociale, analizën e rrugëve të migracionit dhe luftën kundër diskriminimit. Open Doors Albania është partneri i këtij projekti së bashku me 8 organizata të tjera nga Europa dhe pjesa jugore e vendeve të Mesdheut.
Projekti do të zbatohet gjatë viteve 2019-2020, është i përbërë nga tre aktivitete kryesore: Një Trajnim për Trajnerë dhe 2 Shkëmbime Rinore(youth exchange).
Qëllimi i kursit të trajnimit është t’i ofrojë punonjësve socialë, edukatorëve dhe qytetarëve aktivë, të cilët punojnë me fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, viktima të luftës dhe/ose situata të përjashtimit ekstrem shoqëror si ato të shkaktuara nga migrimi ose situate te tjera . Qëllimi është të stimulojë elasticitetin personal për të ndryshuar perspektivën e pjesëmarrësve dhe të ketë mundësi për të parë "anët" tona dhe të të tjerëve që nuk janë të lehta për t'u kuptuar. Një nga objektivat do të jetë përqendrimi në pikat themelore të vështirësive njerëzore që lidhen me proceset migratore.
Trajnimi për trajnerë u zhvillua më 16-22 maj 2019, paraqiti një qasje inovative me kombinimin e edukimit jo-formal, teatrit, work shop-eve për njohjen e potencialit personal të pjesëmarrësve, storytelling/shkrimin krijues. Vëmendje e veçantë I është kushtuar çështjeve të racizmit, proceseve të krijimit të paragjykimeve dhe stereotipave .
Shkëmbimi i të rinjve “Adversity can be formidable occasions, a path of resilience” ka për qëllim të fillojë një proces të rritjes personale përmes ndarjes së një përvoje kolektive. Tema që kemi zgjedhur për këtë shkëmbim “Vështirësitë ndonjëherë janë positive, një rrugë drejt rimëkëmbjes” ka ndikuar tek më shumë që të rinjtë të përfshihen më shumë në çështjet sociale, tek qytetaria aktive, forcimi i frymës së iniciativës tek të rinjtë, zhvillimi i krijimtarisë së tyre, sipërmarrja, solidariteti dhe aftësinë e tyre për të qenë më shumë bashkëpunues në grupet e tyre shoqërore.
Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.
Kontakt