Qendra ”Open Doros ” prezanton  projektin: “A caravan for social challenges! A Caravan for your empowerment!” ne Elbasan, 16 Shkut 2018

pic1 caravan

 

 

Elbasan-  16.02.02018 u zhvillua takimi Prezantues i projektit “A caravan for social challenges! A Caravan for your empowerment!” në Mjediset e e Drejtorisë  Rajonale Arsimore Elbasan. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Bashkia Cërrik, Drejtoria Rajonale  Arsimore Elbasan, Drejtues shkolle, Mësues,

Punonjës Social, si dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile që punojnë në këtë Qark. Ky projekt do të zbatohet në  7 shkolla të Bashkisë Cërrik : Aleks Buda, Tomor Sinani, Drita Como, 7 Marsi, Gostime, Shtermen dhe Shkolla “Mehmet Bajraktari” Shals që ka si objektiv të kontribuojë në zbutjen dhe parandalimin e përhapjes së ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në shkolla nëpërmjet rritjes së vetëdijes në nivel lokal, konkretisht në Bashkine e Cerrikut.

Qëllimi i takimit me aktorët kryesor lokalë ishte ndarja e informacionit në lidhje me qëllimin, objektiviat dhe aktiviteteve kryesore. Takimi shërbehu edhe si një mundësi për angazhimin dhe bashkë-rendimin e punës me aktorët në arritjen e plotë të rezultateve të projektit.  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Komiteti Shqiptar I Helsinkit në bashkëpunim me shoqatën “Together for Life”.

Ky dokument është prodhuar në kuadër të projektit “A caravan for social challenges! A Caravan for your empwëerment! “i zbatuar nga  OPEN DOORS mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e  OPEN DOORS dhe në asnjë rast nuk reflekton apo përfaqëson domosdoshmërisht mendimin apo qëndrimin e KSHH-së dhe as të Bashkimit Evropian”

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni