Dissemination workshops organized on 7 schools of Cerrik on countering & prevention of radicalism and violent extremism, 4- 8 Qershor 2018

pic2 caravan

Cerrik: 4 - 8 June  2018.  Në kuadër të projektit "Një karvan për sfida sociale! Një karvan për fuqizimin tuaj ", Qendra “Open Doors “ në bashkëpunim me 7 shkolla të Cerrikut organizuan seminare trajnimi për stafin e pedagjik në parandalimin e shfaqeve të radikalizmit të ekstremizmit të dhunshëm. Gjithesej 103 mesues  ne te 7 shkollat e projektit morren pjese ne këto workshope dissaminuese  qe u drejtuan nga 15 mesuesit e trajnuar nga Open Doors  ne 14- 18 Maj 2018. Shkollat ku u zhvilluan aktivitet : “Aleks Buda”, “Tomorr Sinani”, “ Drita Como” ,“ 7 Marsi”, shkollat e Gostimës, Shalsit dhe Shtërmenit. Secila shkolle organizoi nga dy workshope me kohezgjatje 90 minuta secili; Ketoseanca trajnimi forcuan njohuritë e mësuesve për të kuptuar më mirë konceptet e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm si dhe identifikimin e herëshëm të  rinjve në risk. Trajnimi gjithashtu synoi të eksploronte mënyra efektive të bashkëpunimit me qeverinë lokale, OSHC-të, universitetet, bizneset  e zonës për të parandaluar dhunën, zgjidhjen ekstreme të konflikteve dhe për të nxitur modelet demokratike të zhvillimit të komunitetit shkollor.

Nëpërmjet veprimtartive të ndryshme, diskutimeve pjesëmarrësit arritën të kuptojnë se si ata vetë mund të kenë një rol për të përçuar mirëkuptimin shoqëror dhe bashkëjetësë paqësore në komunitetin e tyre. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Komiteti Shqiptar I Helsinkit në bashkëpunim me shoqatën “Together for Life”.

Ky dokument është prodhuar në kuadër të projektit “A caravan for social challenges! A Caravan for your empoëerment! i zbatuar nga  OPEN DOORS mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e  OPEN DOORS dhe në asnjë rast nuk reflekton apo përfaqëson domosdoshmërisht mendimin apo qëndrimin e KSHH-së dhe as të Bashkimit Evropian”

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni