“TRAJNIM ME MËSUES (TOT) PËR PARANDALIMIN  E EKSTREMIZMIN DHE RADIKALIZMIN E DHUNSHËM

pic3 caravan

Golem, Durres – 14-18 Maj 2018. Në kuadër të projektit “A caravan for social challenges! A caravan for your  empowerment”, Qëndra  "OPEN DOORS" në bashkëpumim me 7 shkollat e Cerrik:  Aleks Buda, Tomor Sinani, Drita Como, 7 Marsi, Gostime, Shtermen dhe Shkolla “Mehmet Bajraktari” Shals  zhvilluan  një trajnim katër ditor mbi  parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Komitetin Shqiptar Musliman, Policinë e Shtetit Shqiptar. Trajnimi synonte rritjen e njohurive të mësuesve për të kuptuar më mirë konceptet e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm si dhe identifikimin e herëshëm të  rinjve në risk duke u mundësuar atyre zgjerimin e njohurive me qëllim parandalimin e sjelljeve ekstremiste tek te rinjte.

Trajnimi gjithashtu synoi të eksploronte mënyra efektive të bashkëpunimit me qeverinë lokale, OSHC-të, universitetet, bizneset  e zonës për të parandaluar dhunën, zgjidhjen ekstreme të konflikteve dhe për të nxitur modelet demokratike të zhvillimit të komunitetit shkollor. Mësuesit përforcuan kompetencat e tyre dhe zgjeruan njohuritë e tyre të nevojshme për transferimin e informacionit, mjeteve dhe praktikave më të mira të përfituara nga TOT  tek kolegët e  tyre në shkollat përkatëse përmes  organizimit të workshopeve trajnuese një ditore.

Nëpërmjet veprimtartive të ndryshme, diskutimeve pjesëmarrësit arritën të kuptojnë se si ata vetë mund të kenë një rol për të përçuar mirëkuptimin shoqëror dhe bashkëjetësë paqësore në komunitetin e tyre. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Komiteti Shqiptar I Helsinkit në bashkëpunim me shoqatën “Together for Life”.

Ky dokument është prodhuar në kuadër të projektit “A caravan for social challenges! A Caravan for your empoëerment! “i zbatuar nga  OPEN DOORS mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e  OPEN DOORS dhe në asnjë rast nuk reflekton apo përfaqëson domosdoshmërisht mendimin apo qëndrimin e KSHH-së dhe as të Bashkimit Evropian”

Rreth OPEN DOORS

Qendra Open Doors, krijuar ne Nentor 2011, ka per mision krijimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit ekonomiko-social, krijimit të një klime me shkëmbime të lira idesh dhe projektesh dhe në bashkëpunimin mes shoqërive civile, me qellim promovimin të kontakteve People to People në rajonin e Mesdheut.

Lajmet e fundit

06 Maj 2018
06 Maj 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018
22 Prill 2018

Kontakt

  + 355 42 2245552

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

  Rr. "Frederik Shiroka", pallatet Hoxholli, kati i poshtëm, Tirana, Shqipëri

Na ndiqni