Qendra ”Open Doros organizon fushatën ndërgjegjësuese ”Një caravan per paqen dhe dialogu ” 15 -16 Mars 2018
Cërrik: 15- 16.03.2018 Qëndra “Open Doors” zhvilloi përgjatë dy ditëve fushatën ndërgjegjësuese “Një karavan për paqe dhe dialog” në bashkëpunim me organizatën partnere “ Në dobi të gruas shqiptare” Kjo fushatë u zhvillua në 7 shkolla të Cërrikut: Aleks Buda, Tomor Sinani, Drita Como, 7 Marsi, Gostime, Shtermen dhe Shkolla “Mehmet Bajraktari” Shals e mbështetur nga Drejtoria Rajonale Arsimore Elbasan dhe Bashkia e Cërrikut. . Të pranishëm në këtë event ishte zoti Altin Toska, kryetar I Bashkisë Cërrik, mesuesit, nxënësit dhe përfaqësues nga komunitetit I prindërve.
Përgjatë dy ditëve Karavani i Paqes & Dialogut i përbërë nga stafi i projektit dhe 20 vullnetarë të rinj nga Elbasani dhe Cërriku, diskutoi dhe ndau me komunitetin e nxënësve, mësueseve dhe prindërve cërrikas cështjet e tolerances, paqes dhe fuqizimit të të rinjve. U shpërndanë rreth 1200 fletepalosje dhe 445 postera të përgatitura nga projekti..
Aktivitetet që shoqëruan Karavanin dhe vullnetarët e paqes ishin nga më të larmishmet, ku u evidentuarn vlerat më të mira që ofron tradita jonë paqedashëse dhe gjithëpërfshirëse të cilat ishin përqafuar me shumë dashuri dhe talent nga nxënësit. Aktivitet ishin konceptuar në formën e ekspozitës me: veshje tradicionale e punime artizanale të zones, punime me material të riciklueshëm, shumëllojshmëri të gatime të zonës. Gjithashtu u zhvilluan aktivitete artistike dhe sportive, recitim pjesësh letrare me tematikën e tolerancës, paqes dhe dashurisë
Ky aktivitet u pasqyrua gjeresisht ne media locale dhe rajonale.
Ky projekt ka si objektiv të kontribuojë në luftën dhe parandalimin e përhapjes së ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm nëpërmjet rritjes së vetëdijes në nivel local dhe zhvillohet në kuadër të projektit “ Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm “ të financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri dhe zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti Norvegjez i Helsinkit, Komiteti Holandez i Helsinkit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Shoqata Together for Life Shqipëri.
Ky dokument është prodhuar në kuadër të projektit “A caravan for social challenges! A Caravan for your empëëerment! “i zbatuar nga OPEN DOORS mbështetur financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e OPEN DOORS dhe në asnjë rast nuk reflekton apo përfaqëson domosdoshmërisht mendimin apo qëndrimin e KSHH-së dhe as të Bashkimit Evropian”